E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtyhet seanca ndaj Frrokut

Gjykata e Tiranës shtyu seancën ndaj Mark Frokut për dosjen e vrasjes së një shqiptari ne Belgjikë gjatë vitit 1999. Shkak për shtyrjen u bë vendosja e xhamave mbrojtës në vendin e të pandehurve. Frroku deklaroi se nuk mund të dëgjojë dot se çfarë thonë dëshmitarët, ndërsa sot u paraqiten tre prej tyre. Frroku akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit me 5 mars 1999 ne Belgjike. Ai u qëllua për vdekje me thikë në një stacion metroje, ndërsa sipas autoriteteve belge Frroku përdorte identitet të rremë të një kosovari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë