Shtyhet procesi për Sali Berishën, ku do t’i komunikohej masa e sigurisë dëtyrim paraqitje, në orën 15:00.
Shkak është bërë depozitimi i kërkesës zyrtarisht në sekretari të GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, vetëm 15 minuta para se të fillonte seanca e orës 10:00.
Gjyqtarja që u ngarkua me shqyrtimin e kërkesës së mbrojtësve për përjashtimin e gjyqtares së procesit, është Flora Hajredinaj.
Ndërkohë, ish-kryeministri në këtë proces mbrohet nga dy avokatet e shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.
Kjo pasi dy avokatët e zgjedhur të Berishës ditën e djeshme, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi bojkotuan sallën e gjyqit, 2 orë pas nisjes së procesit.
Jashtë dyerve të gjykatës ata thanë se është thyer neni i kushtetutës që ndalon heqjen e lirisë së një të deputeti, ndaj ata braktisën sallën e gjyqit. Sipas tyre Gjykata dhe SPAK po përdor instrumente dhe justifikime në shkelje të ligjit.
Ndërkohë, dje në mbrëmje prokurorët kërkuan zëvendësimin e avoktit që u zgjodh pasi Gjokutaj e Mëngjesi lanë gjyqin.
Artan Simoni kishte publikuar në rrjetin social, Facebook një status për Berishën, ç’ka solli edhe reagimin e djalit të tij, Shkëlzen Berisha.
Ish- kryeministri akuzohet nga SPAK se ka kryer korrupsion duke vendosur në dispozicion administratën shtetërore dhe duke nxjerrë akte nënligjore për privatizimin e ish-kompleksin Partizani, në favor të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.





