E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shtyhet pa afat takimi Kosovë-Serbi

Qeveria gjermane ka shtyrë afatin për takimin mes Kosovës-Serbisë që do të zhvillohej në Paris.

 

Një zëdhënëse e qeverisë gjermane, përmes një përgjigje të shkurtër të dhënë për DW, thekson se  Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë.

 

Reklamë

Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.

 

Më parë media kosovare kishte raporutar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë