Çmimi Nobel për letërsi nuk do te jepet këtë vit, pas një skandali seksual dhe financiar qe ka përfshirë akademinë qe jep çmimin prestigjioz. Çmimi për vitin 2018 ne fakt do te ndahet ne vitin 2019. Vendimi u mor ne takimin javor ne Stokholm, me arsyetimin se akademia nuk është ne gjendje te zgjedhe një fitues pas një varg pretendimesh për abuzime seksuale dhe krime financiare. Kjo është hera e pare qe çmimi nuk do te jepet qe nga viti 1943. Problemet ne akademinë suedeze, shpërthyen pas një skandali lidhur me Jean-Claude Arnault, një personalitet kulturor ne Suedi, qe është edhe bashkëshorti i poetes Katarina Frostenson, anëtare e akademisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *