E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shtyhet komisioni për Dick Marty/ Kerkohet kohë për hetimin e pretendimeve kundër UÇK

As ne mbledhjen e radhes te komisionit te posaçem parlamentar per pretendimet e raportit te Dicky Marty se ne territorin shqiptar eshte zhvilluar veprimtari kriminale e UÇK-së nuk nisi shqyrtimi i dokumentacionit.

 

Komisioni vendosi qe te shtyje seancen me argumentin se te dhenat e marra nga pese institucione jane te shumta dhe anetaret kerkojne kohe per tu njohur me to.

 

Reklamë

Kryetari Ulsi Manja beri me dije se i gjithe informacioni i kerkuar nga ministria e brendshme, e drejtesise, e jashtme, prokuroria e pergjithshme dhe sherbimi informativ i shtetit i eshte vene ne dispozicion komisionit.

 

Mes shume materialeve jane edhe dy dosje te klasifikuara nga ministria e jashtme dhe SHISH, te cilat do te merren ne shyrtim nga anetaret e komisionit pasi  vertetimit se zoterojne çertifikaten e sigurise.

 

Qellimi i komisionit eshte te kaloje ne skaner te gjitha krimet e supozuara te UCK ne Shqiperi ne raportin e Dikc Marty, per te dale me nje projekt-rezulote qe do ti dorezohet kuvendit te Shqiperise.

Vazhdo të lexosh

Reklamë