Subscribe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se vendimi i vendeve anëtare të BE-së për të shtyrë datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, është një “dëshpërim i madh për ne, por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian”.

 

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zaev theksoi se rajoni ka nevojë që të jetojë të tashmen, dhe të ndërtojë një të ardhme të begatë.

 

“Vendimi është shumë i pandershëm për të dyja vendet. Ne nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Ne dhe populli shqiptar kemi përpara rrugën e njëjtë drejt BE-së dhe ne nuk jemi vetëm, ndajmë politikën evropiane…Popujt tonë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera evropiane, ne me shpejtësi të madhe jemi nis në mënjanimin e barrierave dhe pengesave mes nesh. Kemi sfida të përbashkëta dhe kultura të përbashkëta. Këtu jam bashkë me kryeministrin Rama që të paralajmërojmë se ne do t’i afrojmë më shumë popujt tanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *