E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shtyhet gjyqi ndaj Ismailajt

I shoqëruar nga 5 policë të Forcave Speciale, Romeo Karaj, jurist i OSHEE, u paraqit këtë te premte në gjykatë për të dëshmuar ndaj Kastriot Ismailajt. Gjyqi per ish-administrator i DIA, u shty për shkak të problemeve me audion, pasi i pandehuri pretendoi se në kafazin tashmë me xham të blinduar ai s’mundet të dëgjonte asgjë që thuhej në sallë. Vendimi për marrjen në mbrojtje te avokatit te shtetit Karaj, u mor nen dyshimet se atij i rrezikohet jeta për shkak të dëshmisë ne çështjen DIA- CEZ. Afro 7 muaj me pare në emër të OSHE, Romeo Karaj, paraqiti një padi dëmshpërblimi në vlerën e 8 milion eurove, shifër të cilën duhet ta paguante administratori i kompanisë DIA. Ismailaj, akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, me anë të falsifikimit e mashtrimit ai ka arritur të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 mln euro.

Më shumë video

Reklamë