E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtyhet gjykimi ndaj Netanyahut për shkak të koronavirusit

Gjyqi për korrupsion ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu është shtyrë deri më 24 maj, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme lidhur me koronavirusin e ri.

 

Netanyahu po gjykohet nën akuza për ryshfet dhe mashtrim. Gjyqi ndaj tij ishte paraparë të niste më 17 mars.

 

Reklamë

Por, në orët e para të së dielës, ministri i Drejtësisë, Amir Ohama lëshoi një urdhër emergjent, për të shtyrë të gjitha rastet në gjykata që nuk ishin të natyrës urgjente.

 

Qeveria e Izraelit ka marrë një sërë masash për të parandaluar tubimet publike për shkak të koronavirusit.

 

Netanyahu akuzohet se ka pranuar dhurata të shtrenjta nga miqtë e tij të pasur dhe në këmbim, pretendohet se ai u ka dhënë favore. Por, Netanyahu mohon çdo keqbërje./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë