Juventus humbi mundësinë për tu shpallur matematikisht kampion i Italisë mbrëmjen e te enjtes, pas disfatës 2-1 përballë Udinezes. Një ndeshje e lehte në letër  për skuadrën e Maricio Sarrit por që  nuk rezultoi kështu. Të parët që kaluan në avnatazh ishin bardhezinjtë, me një supergol të De Ligt nga jashtë zone. Në pjesën e dytë të zotët e shtëpisë reaguan shpejt duke vendosur baraspeshën.

Ishte Nestorovski ai që goditi me kokë dhe mposhti portjerin Shezni.

Por  juventinët nuk u dorëzuan dhe  provuan disa herë për golin e avanatazhit. Cristiano Ronaldo tentoi me një gjuajtje  të fortë në zonë, me portjerin që arriti të ndalq gjithcka. Në momentin që dukej se frenat e lojës ishin në krah të juventinëve, më minutat e fundit të lojës, Fofana përmbysi gjithcka. Pasi kaloi bukur De Ligt, francezi nuk gaboi para portës dhe lehtësisht dërgoi topin në rrjetë.

Kaq mjaftoi që festa e juventusit të shtyhej dhe për pak kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje nga fundi, bardhezinjtë vazhdojnë të kryesojnë kampionatin me 6 pikë diferencë nga Atalanta e vendit i dytë .

Në mbrëmje , Lazio u rikthye sërish tek fitorja pas 5 ndeshjesh radhasi pa triumf. Skuadra e Inzaghit mposhti Kajlerin me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 35-të. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 45-të, falë golit të Simeones. Fragmenti i dytë i lojës, foli tërsisht për Lazion. Vendasit e  nisën me gol ,kur  Milinkoviç-Savicc, goditi fortë drejt portës dhe barazoi shifrat dhe rihapi dhe një herë takimin.

Për golin e përmbysjes mendoi i përhershmi Çiro Imobile i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha fitoren skuadrës kryeqytetase. Përvec kësaj italiani parakaloi edhe Kristiano Ronaldon, në luftën për “Këpucën e Artë”, me 1 gol më shumë se portugezi kur kanë mbetur dhe 3 ndeshje nga fundi.

Me këtë triumf, Lazio, mbetet në vendin e katërt në klasifikim, 1 më pak se Interi i vendit të tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *