Subscribe

Kryetari i kuvendit Ilir Meta ka njoftuar ne fillim te seancës depozitimin e ndryshimeve kushtetuese, qe është hapi i pare ne procedurën per miratimin e reformës ne drejtësi. Këtij njoftimi i ka paraprirë Konferenca e kryetareve, ku është diskutuar  fati i reformës ne drejtësi. Por tensioni i krijuar gjate ditëve te fundit per draftin kushtetues dhe 7 ligjet, duket se thjesht është shtyre per javën e ardhshme, pasi është vendosur qe te enjten tjetër, ne 30 qershor te mblidhet serish Konferenca e kryetareve dhe meqenëse atëherë eshte momenti kur përcaktohet kalendari i ri i punimeve te kuvendit te bëhen edhe parashikimet per afatet kohore per diskutimin e miratimin e reformës ne drejtësi ne parlament. Beteja per procedurën nisi 2 jave me pare; kur ne kalendarin e punimeve te kuvendit u fut reforma ne drejtësi. Por reforma qëndroi ne kalendar vetëm 24 ore pasi, parlamenti zyrtarisht sqaroi se behej fjale per nje gabim te administratës. Pas kësaj ne 17 qershor 33 deputete te maxhorances firmos draftin kushtetues, duke e depozituar ne Parlament e me pas kreu i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi iu drejtua me nje letër kryetarit te kuvendit Meta per te nisur procedurën per te futur ne kuvend reformën ne drejtësi. Por keto veprime te shumicës u cilësuan nga Partia Demokratike si shpallje lufte ndaj opozitës dhe parlamentit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *