E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shtyhet afati për “zgjedhjet”

Ilustrim · Vizion Plus

Në kulmin e debatit politik për garantimin e standardeve në zgjedhjet e 18 qershorit, Kuvendi ka shtyrë edhe më një muaj mandatin e komisionit të reformës elektorale. Komision i cili deri më tani ka dështuar në punën për rishikimin e ligjit zgjedhor.

 

Kërkesa për shtyrjen me 30 ditë, u bë nga bashkëkryetari socialist i komisionit Taulant Balla. Më herët, Balla ka shkëmbyer replika me ish-deputetin socialist Ben Blushi, mbi vendimin marrë në seancën e së hënës, për shtyrjen e ngritjes së komisionit Ad Hoc për procesin e Vettingut. Blushi, akuzoi për vendim antikushtetues dhe pengues për reformën në drejtësi.

 

E ndërsa Balla, duke e mbrojtur atë, tha se Blushi do të e kishte sulmuar procesin, pavarësisht se cili do të ishte vendimi i Kuvendit. Pas këtyre replikave, ligjvënësit e mazhorancës votuan ndryshimet në ligjin për administrimin e ujitjes dhe kullimit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh