Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni nuk do te mbahen ne 5 qershor. Parlamenti i mbledhur ne nje seance te jashtëzakonshme votoi me 96 vota pro ndryshimet ne kodin zgjedhor, qe nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve, por pa përcaktuar nje date tjetër per mbajtjen e tyre. Me herët Gjykata Kushtetuese kishte votuar unanimisht pro shqyrtimit të nje kërkese te partisë Shqiptare BDI lidhur me kushtetutshmërinë e shpërndarjes së parlamentit në vend. Me këtë miratim, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës pezullohen të gjitha aktivitetet zgjedhore. Por përpara se te votonin per shtyrjen e datës se zgjedhjeve, me nje lëvizje surprize deputetet nga radhët e VMRO-DPMNE dhe BDI votuan per rikthimin ne qeveri te dy ish-ministrave te kabinetit Gruevski. Mitko Cavkov dhe Dime Spasov zëvendësuan respektivisht ne postet e ministrit te Brendshëm dhe te Punes dy ministra te LSDM-qe kishin dhene dorëheqjen ne 6 prill, përpara shpërbërjes se parlamentit. Përpara se ministrat e rinj te bënin betimin, deputetet e LSDM braktisen punimet. Ligjvënësit e PDSH nuk gjendeshin ne salle. Keto ndryshime erdhën ndërsa Shkupin e vizitoi zv/ndihmës sekretari amerikan per Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, qe pati takime me liderët politike per zgjidhjen e krizës. Ndërkombëtaret e vlerësuan vendimin e Kushtetueses per pezullimin e fushatës, si mundesi e paleve per zbatimin e marrëveshjes se Perzhinos, por përsëriten kërkesën per tërheqjen e presidentit Ivanov nga vendimi per faljen e politikaneve nen hetim, qe ka shkaktuar protesta ne vend.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *