Kryeministri Edi Rama njoftoi një marrëveshje të arritur me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për shtyrjen e kësteve të kredive.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama deklaroi se shtyrja do të jetë sërish tremujore. Nga ana tjetër, po diskutohet edhe për lehtësime për bankat e nivelit të dytë.

“🟢 LAJM I MIRË

BASHKËFIRMOSËM ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË NJË SHTYRJE TË MËTEJSHME TREMUJORE TË KËSTEVE TË KREDIVE DERI NË 31.08.2020👍 GJITHASHTU BANKA E SHQIPËRISË MIRATOI NJË LEHTËSIM PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË, QË TË BËJNË RISTRUKTURIME PROAKTIVE TË KREDIVE DERI NË 31.12.2020 ME SHTRIRJE NJË OSE DISAVJEÇARE, SIPAS SHKALLËS SË VËSHTIRËSIVE TË ÇDO BIZNESI🤝”

Fillimisht pagesa e kësteve të kredive u shty deri në 31 maj për shkak të pandemisë dhe pamundësisë së disa personave për të paguar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *