Subscribe

Edhe përse të gjithë po prisnin hyrjen në fuqi të rregullave të reja për marrjen e patentave, Ministria e Transporteve thotë se këto leje drejtimi, do të nisin të jepen në 2017-ën. Shkak për këtë vonesë është koha që i nevojitet institucioneve për të bërë gati aktet nënligjore.
Me lejet e reja të drejtimit, nuk do të ketë më nevojë të lihet grupi i gjakut dhe po ashtu do të hiqen edhe një sërë dokumentesh të tjera, të cilat janë lehtësisht të gjetura në sistem. Patentat e reja zgjatin me 5 vite kohën e përdorimit, për ata që janë mbi 50 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *