E hënë, 2 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shtyhen ndeshjet e Serie A, sot në program ishin 4 sfida mes të cilave Genoa-Lazio dhe Parma-Atalanta

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut ka prekur edhe futbollin e luajtur në Itali.

Liga e Serisë A bëri të ditur se katër ndeshjet që duhet të mbylleshin këtë të hënë në kuadrin e dueleve të javës së 33 janë shtyrë, e bashkë me to janë shtyrë edhe ndeshjet e Serisë B dhe çdo sfidë tjetër në kategoritë inferior dhe kampionatin e të rinjve.

Sipas kalendarit sot duhej të luheshin në Serinë A ndeshjet Torino-Udinese në mesditë, pastaj Cagliari-Fiorentina dhe Xhenova-Lacio pasdite dhe në mbrëmje ora 20:45 dueli më i fortë në letër mes Parmës dhe Juventusit.

Këto sfida do të transmetoheshin si zakonisht në platformën Tring. Është ende e paqartë se në çfarë date do të zhvillohen takimet e shtyra./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë