Gjykata Administrative shtyu për në datën 18 dhe 19 maj dy gjyqet e parashikuara në lidhje me kompleksin e pallateve poshtë digës në zonën e liqenit. Gjyqi i parë ishte shqyrtimi i kërkesës së kryebashkiakut Erion Veliaj, për përjashtimin e trupit gjykues, që do të kishte ne duar kërkesën për anulimin e projektit për ndërtimin e pallateve. Ndërsa gjyqi i dytë ishte padia e firmës së ndërtimit ndaj IKMT, pasi Inspektoriati kërkonte pezullimin e lejes së ndërtimit.
Mësohet se një prej gjyqtareve ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, por Veliaj ka kërkuar edhe dorëheqjen e relatorit të çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *