E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtyhen bisedimet për BREXIT, BE i jep kohë Theresa May

Bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian duket se janë shtyrë deri sa kryeministrja Theresa May të arrijë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. Megjithatë edhe nëse Britania nuk arrin të përgatisë draftin e përshtatshëm brenda afatit, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, paralajmëroi se ekziston mundësia për shtyrjen e afatit. Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte më i mirë se sa një divorc pa marrëveshje. Tashmë May do të duhet të dërgojë për votim në parlament një marrëveshje të rishikuar të BREXIT, sa më parë që të jetë e mundur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë