E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shtuni: Zgjedhjet e 3-Nëntorit testuan gjithë sistemin amerikan

Joe Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokrati Joe Biden u inaugurua dhe u betua këtë të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bëri betimin si nënpresidente.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare, Adrian Shtuni, deklaroi se zgjedhjet e 3-Nëntorit testuan gjithë sistemin amerikan.

“Këto zgjedhje në SHBA ishin një test i shumëfishtë i të gjithë sistemit të drejtësisë dhe zgjedhjeve. Ne pamë që pati një presion të jashtëzakonshëm në mënyrë që të ndërroheshin votat. Është treguar që sistemi është i shëndoshë. Është në gjendje mjaft të shëndoshë. Nuk ka konspiracion në këtë rast.

U testua po ashtu sistemi i drejtësisë, sepse kaluan 60+, shkoi në Gjykatën Supreme. I kaloi të gjitha fazat në aspektin ligjor.”

Më shumë video

Reklamë