Subscribe

Përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, kreditë e reja, kryesisht ato të dhëna për individët dhe në monedhën vendase, ishin më të shtrenjta.

 

Kjo për shkak të ndërhyrjes së vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë, duke rritur normën bazë të interesit për lekun, si një politikë për të normalizuar inflacionin. Por edhe parashikimet për muajt në vijim janë të zymta dhe pritet një rritje e mëtejshme për sa kohë që situata në tregjet ndërkombëtare është e pasigurt, si edhe inflacioni dhe kriza energjetike vazhdojnë të përbëjnë rrezik.

 

KLODIAN SHEHU

 

DREJTOR, DEPARTAMENTI I STABILITETIT FINANCIAR

 

“Ekonomia shqiptare përballet me një sfidë gjatë kësaj periudhe që mund të sjellë rënie të cilësisë së kredisë në periudhën afatshkurtër. Rreziku i normës së interesit është bërë më i pranishëm prej rritjes së normave të interesit në treg. Kjo mund të ndikojë kredinë me norma interesi të ndryshueshme, rritja e normës së interesit në këtë rast do të ishte më problematike për huamarrësit për të paguar kreditë.”

 

Shtrenjtimi i mëtejshëm i normave të interesit do të përkthehej në frenim të kërkesës për kredi të re dhe në rritje të nivelit të kredive me probleme, nga 5.3% që është aktualisht, sepse sipas Bankës së Shqipërisë, aftësia paguese e familjeve është në rrezik prej krizës.

 

KLODIAN SHEHU

 

DREJTOR, DEPARTAMENTI I STABILITETIT FINANCIAR

 

“Cilësia e kredisë ka ardhur në përmirësim gjatë periudhës, opr ky përmirësim ka ndodhur kryesisht gjatë tremujort të parë, ndërsa në tremujorin e dytë rënia e kredive ka qenë më e ulët. Kemi edhe rreziqe jokonvencionale që lidhen me ecurinë e inflacionit në tregjet e huaja, krizën e energjisë, të cilat nëse vijojnë të jenë të ashpra siç janë aktualisht, mund të çojnë në ngadalësim të ekonomisë, rënie të aftësisë paguese të huamarrësve dhe kjo do të përkthehet në rritje të kredive me probleme për sektorin bankar. Sfidat lidhen me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe me rtitjen e kostove të prodhimit prej çmimeve të larta të energjisë, nëse kjo do të vazhdojë, do të jetë problematike për gjendjen financiare të familjeve dhe mund të rrisë kreditë me probleme, por mudn të ndikojë edhe rezultatin financiar të bankave.”

 

E ardhmja në parashikimet e Bankës së Shqipërisë është sfiduese dhe zgjatja e konfliktit në Ukrainë do të tkurrë kërkesën, investimet dhe do të rrisë kostot e prodhimit. Po ashtu, të ardhurat e bizneseve dhe familjeve do të bien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *