E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shtrenjtohen drutë e zjarrit/ Banorët e Bulqizës: Çmimi i papërballueshëm

Ky dimër pritet të jetë akoma më i vështirë për banorët e Bulqizës, ku drutë e zjarrit po shiten më shtrenjtë se një vit më parë.

 

Reklamë

DRITAN KURTI

 

GAZETAR

 

Paralajmërimet e herëpashershme për vendosjen e fashës 800 kv me rritje çmimi ka bërë që qytetarët e bulqizës ti vërsulen druve të zjarrit për ngrohje gjatë këtij dimri, por sic e thoën vetë qytetarët edhe pse drutë i kanë siguruar përmes bashkisë ato janë më shtrenjt se vitin e kaluar.

 

Qytetarët thonë se një metër kub dru shkon deri në 60 mijë lekë.

 

Por teksa kostoja është bërë e papërballueshëm për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike, bashkia tha se shtrenjtimi i druve ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës.

 

ROLAND DURIÇI

 

DREJTOR I NDERMARRJES SE PRODHIMIT, BULQIZE

 

Ngritja e çmimeve te naftes, benzinës, vajrave të gjitha janë rritur. Kjo ka bërë që nga 37 mijë lekë për metër sterë ta cojmë në 42 mijë lekë.

 

Ndërkohë të gjitha shkollat dhe kopshtet në këtë zonë janë furnizuar me lëndë drusore për të përballuar dimrin.

Më shumë video

Reklamë