Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 April 2026
Vizion fokus

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit në darkën...

Putin takon ministrin e Jashtëm iranian të hënën, do...

A po e injoron qeveria krizën e çmimeve? Civici:...

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta mbajmë vetëm...

Sulmi me armë në darkën e Trump, autori nuk...

FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i...

Presidenti Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës...

Ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në Oman, pasi...

U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan,...

Atentati në Lezhë, viktimat burrë e grua, trupat ende...

Shtrenjtimi i kafesë dhe sheqerit shkakton rritje zinxhir në bare dhe restorante

18 Shtator 07:12

Kafeja është një nga produktet më popullore në vend dhe më të konsumuara, por kohët e fundit, çmimi i saj, sidomos në bare dhe restorante, është rritur ndjeshëm.

Në Tiranë, ditët e fundit, një kafe u shit 10 lekë më shtrenjtë duke pasur parasysh rritjen që u bë pas daljes nga karantina me 10-20 lekë. Në një vit, çmimi i kafesë në baret e Tiranës është rritur nga 15-30 lekë, sipas zonave.

Aktualisht në qendër dhe zonat rreth saj, një filxhan kafe kushtoi 90-120 lekë nga 70-90 lekë para se të fillonte pandemia. Çmimi i kafesë është rritur edhe në njësitë e pakicës ku 100 gramë tani shiten 130-140 lekë, nga 110 lekë para pandemisë. Një kilogram kafe “Arabica” u shit në tregjet ndërkombëtare me 4.7 euro për kilogram, me një rritje 73% në raport me vitin 2019 dhe 30% në raport me korrikun e vitit 2020.

Enri Jahaj, i cili Drejton Shoqatën e Bareve dhe Restoranteve, tha se çmimi i kafesë në bare dhe restorante ka vend për rritje të mëtejshme, pasi sipas tij, Shqipëria ka nivelet më të ulëta të produktit në rajon. Ai tha se aktualisht në rajon, 1 kafe në bare kushton minimumi 1 euro, prandaj edhe në Shqipëri çmimi do të shkojë drejt këtij standardi. Jahaj pohon se kafeja është një produkt tërësisht importi, ndaj rritja e çmimeve në tregjet e huaja reflektohet menjëherë edhe në tregjet vendase.

Rritja e çmimit të kafesë në tregjet ndërkombëtare u nxit nga ngrica shkatërruese në prodhuesin kryesor të kafesë në Brazil dhe kostot rekord të transportit të shkaktuara nga COVID-19. Çmimet e kafesë rritën më tej koston e një shporte blerjesh, pas rritjes së artikujve të tjerë si buka, vajrat vegjetale dhe sheqeri. Indeksi i Agjencisë Ushqimore të Kombeve të Bashkuara për çmimet botërore të ushqimit, për muajin korrik tregoi një rritje vjetore prej 31%, në një kohë kur shumë konsumatorë po luftojnë financiarisht për shkak të pandemisë./ Burimi: Monitor.al

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Çmim Kafe restorante sheqer

Nga e njëjta kategori

Sa pak flitet për dinjitetin në punë. Banka Kombëtare Tregtare, punëdhënësi më i mirë

më shumë...

A po e injoron qeveria krizën e çmimeve? Civici: Në qershor do të ketë paketë mbështetëse

më shumë...

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta mbajmë vetëm ne

më shumë...

FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:19

Çfarë shkroi autori 10 minuta para sulmit...

9:41

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

9:04

Putin takon ministrin e Jashtëm iranian të...

8:37

Sa pak flitet për dinjitetin në punë....

8:11

A po e injoron qeveria krizën e...

7:52

Biznesi: Krizën e naftës nuk mund ta...

7:31

Sulmi me armë në darkën e Trump,...

7:01

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

6:06

FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë...

5:50

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën...

5:31

Presidenti Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin...

5:09

Ministri i Jashtëm iranian zhvillon bisedime në...

4:21

“Po fiksojmë çdo provë”, drejtori i Policisë...

4:13

Atentati në Lezhë, reagon policia, viktimat burrë...

3:52

U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku...

3:38

Atentati në Lezhë, viktimat burrë e grua,...

3:29

Sytë, më të prekurit nga alergjia, mjekët:...

3:24

Rritet kërkesa për prona në bregdet, ekspertët:...

3:20

Shkollat, “treg” për trafikantët: Duan të krijojnë...

3:01

Ambicia e Braçes për kryeqytetin, deputeti i...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkësh...
  • U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan, ky ësht...
  • Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më parë, Erica Kirk...
  • Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 42-vjeçari
  • Atentati në Lezhë, reagon policia, viktimat burrë e grua, 39...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.