Subscribe

TONIN FRROKU – GAZETAR

 

Masat e reja anticovid te qeverise greke kane ulur ndjeshëm daljen e shtetasve shqiptare nga Shqipëria ne drejtim te vendit fqinj. Vetëm gjate 24 orëve te fundit nga vendi ynë drejt shtetit helen kane kaluar 905 shtetas shqiptare.

 

Në pikën kufitare të Kapshticës të gjithë udhëtarët, edhe pse të vaksinuar, kanë qenë të detyruar që të paraqesin pranë sporteleve përgjigjen negative te testit.

 

Qytetare

 

1-Tre doza kam bere. Kam edhe teste dhe serish nuk na lejojne te kalojme.

 

2-Kemi bere vaksinen, madje te tre dozat dhe u detyruam te kalojme vetem me test.

 

Kufizimet prekin edhe fëmijët mbi 5 vjeç. Ndërkohë burime pranë kësaj pike doganore thanë se pas hyrjes në fuqi të këtyre masave numri i hyrje daljeve ka rënë ndjeshëm .

 

E njëjta situata paraqitet edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Rregullat e reja do jenë në fuqi deri në datë 10 janar.

 

Lëvizje normale pati në pikën kufitare të Morinit, pavarësisht masave të vendosura.

 

Ndërkohë në portin e Durrësit, festat e fundvitit kanë rritur fluksin e lëvizjeve. Vetëm gjatë fundjavës nëntë tragete lundruan nga brigjet shqiptare drejt atyre italiane dhe anasjelltas.

 

Sipas autoriteteve portuale, në vendin tonë kanë hyrë rreth 4200 pasagjerë ndërsa nuk ka pasur vonesa në linjat e trageteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *