Subscribe

Një shtrëngim duarsh në kufijtë e formalitetit ishte gjithçka u pa nga takimi Rama-Kurti, gjatë mbërritjes së këtij të fundit në tapetin e kuq që pret zyrtarët më të lartë të BE. Procesi i Samitit të Berlinit në Tiranë bëri bashkë dy kryeministrat, të cilët prej disa kohësh kanë shkëmbyer replika në distancë. Shkak mbetet qasja e ndryshme mbi trajtimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe marrëdhënien me ndërkombëtarët.

 

Kurti shprehet vazhdimisht se është ai  “i zoti i shtëpisë së tij”, përballë sugjerimeve të vazhdueshme të Ramës, përfshirë edhe projektin për asociacionin e komunave serbe. Më herët, Kosova u përfaqësua nga presidentja, Vjosa Osmani në një takim që i parapriu këtij të sotmit, ndërsa këtë herë Kurti zgjodhi të ishte prezent.

 

Por fusha politike nuk është e vetmja që nxjerr në pah raportin thuajse të akullt mes dy liderëve, por kjo sjellje u vërejt edhe në fushën e gjelbër. Trumfi i Shqipërisë ndaj Çekisë në futboll dhe festa e përbashkët e patriotizmit nuk mjaftoi që Rama dhe Kurti të shijonin së bashku spektaklin e kuqezinjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *