Subscribe

Parlamenti maqedonas ka miratuar draftin e propozuar nga përfaqësues të BDI e VMRO-DPMNE për ndryshimin e ligjit për falje nga ana e kreut të shtetit. Sipas ligjit, parashikohet që Presidentit të mund të tërheq vendimet pa dhënë asnjë arsye, por dhe mund t’i anulojë ato nëse kjo gje kërkohet nga personat në fjalë.
Ndërkohë i njëjti draft, i futur ne rend dite, parashikon dhe ndryshimin ne ligjet për privatësinë, ku ndalohet publikimi, përpunim dhe posedimi i të gjitha materialeve nga bisedat e përgjuara në periudhën 2008-2015. Nga ana e tyre, deputetët e partisë më të madhe opozitare, LSDM, nuk kanë marrë pjesë në punimet e këtij kuvendi. Zaev e cilësoi projektligjin për faljen si një tentativë për falje selektive, ndërkohë që kërkoi vetëm anulimin e tij nga ana e presidentit Ivanov. Ai akuzoi deputetet e te dyja partive ne pushtet se po miratojnë vendime të njëanshme në kundërshtim me marrëveshjen e Shkupit. Me herët, nje apel të ngjashëm ka bërë dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan per Evropën dhe Azine, Hojt Yee. Zyrtari amerikan kërkoi përkrahje te institucioneve te zbatimit te ligjit, përfshirë edhe Prokurorine Speciale, qe do te zbardhe skandalin e përgjimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *