Subscribe

Banka e Shqipërisë duket se ka një vëmendje edhe më të shtuar ndaj tregut të mirkrofinancës, aty ku operojnë dhjetra kompani që ofrojnë kredi të vogla për ata qytetarë apo biznese, që nuk mund t’i drejtohen sistemit bankar.

 

Drejtori i Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Deniz Deralla, në një intevistë për “Vizion Plus” thotë se janë dy kompani që ofrojnë kredi të shpejta, por interesat dhe komisionet që ata aplikojnë janë penalizuese, në raport me pjesën tjeter të tregut. Sipas tij, banka do të ndërmarrë një nisëm ligjore për të vendosur një kufi në normat që do të aplikohen.

 

Në bazë të inspektimeve të kryera, por edhe nga ankesat e klieteve, banka thotë se aplikimi i intereave të larta nuk është një fenomen dominues në të gjithë tregun, por vetëm në dy kompani të licensuara së fundmi. Bëhet fjalë për kompani që japin kredi në shuma të vogla brenda 24 orëve.

 

Banka e Shqipërisë thotë se nuk ka një mekanziëm ligjor apo rregullator për të vendur kufinj në aplikimin e komisoneve në treg, ndaj do të kërkohet edhe bashkpunimi i Minsitrisë së Finacave për të bërë këtë me ligj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *