Shtohet kapaciteti përpunues i shtetasve të huaj që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë, në stacionin e policisë kufitare të Kapshticës. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit.

 

Kapaciteti përpunues do të jetë deri në 65 shtetas të huaj, ndërkohë që deri më tani kapaciteti akomodues brenda stacionit të policisë ka qënë minimal. Të njëjtat burime thanë se për momentin po punohet me gjysmën e kapacitetit ndërsa së shpejti pritet që të funksionojë plotësisht.

 

Një investim ky i Bashkimit Europian për të rritur kushtet e akomodimit dhe ajo që është më kryesorja për ritjen e kushteve të marrjes në pyetje të të gjithë shtetasit e huaj që kryejnë kalime të paligjshme nëpërmjet vijës së gjelbër.

 

Në këtë stacion të policisë kufitare, kemi të bëjmë me një akomodim provizor të refugjatëve të cilëve pasi iu përpunohen të dhënat, një pjesë kthehen mbrapsh, ndërsa pjesa tjetër në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.

 

Burimet e sigurta thanë se shtimi i kapacitetit të kësaj qendëre të përpunimit kalimtar ka ardhur edhe për shkak të rritjes së numrit të shtetasve nga Lindja e Mesme të cilët përdorin vendin tonë si rrugë kalimi me destinacion vendet e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *