Subscribe

Depresioni pas lindjes është një fenomen tek nënat e reja. Faza më e rrezikshme kur një grua mund të kalojë në depresion është java e parë pasi ka sjellë jetë fëmijën. Dy dite me pare një nënë e re nga Shkodra vrau foshnjën 8 ditëshe duke e hedhur në lumë.

 

Psikologët shprehen se kjo ngjarje mund të ishte ndaluar nëse institucioneve, por edhe familjarët do të kishin treguar më shumë kujdes.

 

Psikologët rendisin edhe një sërë arsyesh që sipas tyre mund të kenë çuar 32-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

 

Nga ana tjetër, psikologët e vënë theksin edhe tek mungesa e kulturës së të kërkuarit ndihmë tek specialistët te rastet e shfaqjes së depresionit.

 

Sipas studimeve, numri i nënave që kalojnë në depresion pas lindjes është në rritje dhe nëse nuk kurohet mund të shkaktojë pasoja të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *