Mbi 7 mijë emigrantë dhe turistë të huaj pritet të hyjnë çdo ditë në vendin tonë nëpërmjet portit të Durrësit, përgjatë muajve korrik-gusht.

 

Për shkak të këtij fluksi, autoritetet vendosën që tragetet të bëjnë dy lundrime gjatë ditës me Italinë.

 

TAULANT ALLKA

KAPITEN I PORTIT DURRËS

 

Sot që flasim jemi me kushtet 4-5 mijë pasagjerë në ditë. Pra dy udhëtime nga Bari për ccdo linjë, gjithsej 4 udhëtime nga Bari dhe një nga Ancona. Kjo e fundit, korrikun, gushtin dhe shtatorin do jetë çdo ditë.

 

Në shërbim të pasagjerëve janë hapur 32 sportele për kontrollin e dokumentacionit, 20 prej të cilave vetëm për automjetet.

 

Taulant Allka

 

Kapiten i portit Durrës

 

Kemi 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për pasagjerët

 

Nga kjo e enjte deri të dielën, në funksion do të jenë pesë tragete. Rritja e numrit të mjeteve lundruese këtë periudhë përkon edhe me pikun e hyrjeve në Shqipëri nga porti i Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *