Politika e jashtme turke vazhdon të  jete e eprfshire nga një klimë tensionesh, por këtë herë përplasjet me Washingtonin kanë arritur në një pikë kritike.

Ankaraja zyrtare ka paralajmëruar se lëvizjet e Shteteve të Bashkuara në drejtim të heqjes së embargos disa vjeçare të armëve ndaj Qipros, do të shënonin një përshkallëzim të rrezikshëm në rajon. Kongresi amerikan votoi të martën për t’i dhënë fund embargos në ishull, e cila u vendos në vitin 1987për të inkurajuar zgjidhjen e konfliktit.

Zv/presidenti turk, Fuat Oktay, ka deklaruar se nëse është e nevojshme, Turqia do të dërgojë trupa, do të vazhdojë shpimin në Mesdheun Lindor si dhe paralajmëroi fillimin e operacioneve ndërkufitare. Ndërsa ministria e jashtme beri te ditur se do t’i përgjigjet të ashtuquajturave nisma kundër Turqisë, duke thënë se gjuha e kërcënimeve dhe sanksioneve kurrë nuk do ta pengojë të ndërmarrë hapa per sigurinë kombëtare.

Kryeqyteti i Qipros, Nikosia është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, në vitin 1974, i cili e ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke. Kjo fundit njihet vetëm nga Ankaraja dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Mbështetja e SHBA-ve për kurdët sirianë si dhe blerja e sistemit të raketave S-400 ruse nga Ankaraja janë cështjet më të nxehta mes dy vendeve.  Washingtoni ka kërcënuar me sanksione të mëtejshme për shkak të marrëveshjes ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *