E martë, 22 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shtohen të sëmurët mendore, në jug 13 mijë pacientë

Stina e verës është problematike për personat që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor. Me rritjen e temperaturave, drejtuesit e spitalit psikiatrik në Vlorë, i vetmi në jugun e vendit, thonë se presin shtim të pacientëve.

 

Drejtori i spitalit Kujtim Llapi, thotë se në të gjithë jugun e vendit janë të regjistruar 13 mijë pacientë, ndërsa është në rritje numri i personave që janë përdorues të lëndëve narkotike dhe alkoolit.

 

Reklamë

Sipas drejtorit, aktualisht në këtë spital kryhen 40 vizita në ditë, jo vetëm nga Vlora, por edhe rrethet e tjera.

 

Nga 200 pacientë që është kapaciteti i të shtruarve në spital, të shtruar sot janë 165 persona.

Më shumë video

Reklamë