Subscribe

Sëmundjet e veshkave po kthehen ne epidemi. Nëse para 10 viteve 1 ne 10 persona ishte i prekur, tashme 1 ne 7 vete vuan dëmtimin e veshkave.

 

Sipas mjekut nefrolog Myftar Barbullushi, çdo person mbi 40 vjeç duhet te shkoje te kontrollohet, sepse kjo sëmundje nuk jep shenja, derisa arrin ne dëmtimin e plote te organit.

 

Ndryshimi i jetës sedentare per personat mbi 40 vjeç, sipas mjekut, është i domosdoshëm, per te ruajtur veshkat.

 

10 vjet më parë numri i personave me dialize ishte 120, ndërsa sot ai ka arritur ne 1250 paciente, qe kane humbur funksionimin total te veshkave.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *