Subscribe

Shkon ne 16 numri i te prekurve me fruth, ndërsa 2 raste te tjera janë te dyshuar. Te gjithë te sëmuret e konfirmuar janë fëmije te pavaksinuar, pjesa me e madhe nen moshën 1 vjeç, te cilët nuk kane arritur te bëjnë dozen e pare kundër fruthit.

 

Por rasti i pare me fruth ka ardhur nga nje fëmije qe prindërit e besimit mysliman ia kane refuzuar te gjitha vaksinat.

 

Dyshohet se ai është prekur ne Kosove. Fillimisht ka infektuar vëllain e pas shtrimit ne spital edhe nje pjese te foshnjave qe paraqiteshin ne pediatri për vizite. Deri tani nuk ka raste te renda.

 

1200 fëmije ne Tirane rezultojnë te pavaksinuar. Shefja e departamentit te sëmundjeve infektive ne ISHP Silva Bino u bën apel prindërve te kryejnë menjehere injeksionin kundër fruthit. Ndërsa po shihet mundësia dhe nuk ka probleme, sipas specialisteve per kryerjen e vaksinës para se fëmija te mbushe 1 vjeç.

 

Fruthi nis me këputje dhe temperature shume te larte. Ai shkakton pasoja  renda deri ne humbje jete.

 

Vaksina e fruthit behet falas ne te gjitha qendrat shëndetësore. Qe nga momenti i injeksionit duhen tre jave qe trupi te krijoje mbrojtje nga sëmundja.  Ndërkohe, ministria ka urdhëruar çerdhet, kopshtet dhe shkollat  te mos pranojnë fëmijët e pavaksinsuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *