E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtohen të prekurit në rajon/ Edhe dy të vdekur në Greqi

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish edhe në vendet e rajonit. Në Greqi autoritetet raportuan këtë të diel vdekjen e dy të moshuarve; një gruaje në Kastoria dhe një burri në Korfuz, duke e cuar numrin total të viktimave në 70. Ndërkohë numri i të prekurve në vendin fqinj është rritur në 1,673.

 

Një tjetër sfidë në luftën me Covid-19 në Greqi janë kampet e refugjatëve. Autoritete greke njoftuan se kanë futur në karantinë kampin e 2-të me emigrant pasi një 53 vjecar rezultoi pozitiv.

 

Reklamë

Edhe fqinji tjetër, Maqedonia e Veriut ka shëuar një tjetër rritje të nurmit të të prekurve me Covid-19 me 72 raste të reja, 15 prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Qeveria e Kosovës njoftoi vendimin për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve deri në 12 prill.

 

Serbia ndërkohë ka raportuar se numri i të prekurve është rritur në 1,624. Presidenti Aleksandër Vucic tha për mediat se vend i tij ka maska dhe respiratorë mjaftueshëm për të përballuar krizën.

 

Ai sqaroi se qeveria ka vënë në dispozicion 300 mln euro për pajisje mjekësore, dhe pranoi se ndihma më e madhe vjen nga kina, ku përfshihen më shumë se 30 mln maska kirurgjikale, dhe 15 milionë maska epidemiologjike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë