Subscribe

Vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore në Maliq, kryesisht qepë dhe patate. ka sjellë ngopje të tregut e për rrjedhojë çmimet janë të ulëta duke bërë që prodhimet të mbeten të pashitura.

 

Nëse një vit më parë ka pasur 215 hektarë të mbjellë me qepë këtë vit sipërfaqja ka shkuar në 275 hektarë. Gëzim Yzeiri nga fshati Zvirinë ka mbjellë më shumë qepë. Ai thotë se dikur kultura bazë për fermerët ka qenë molla dhe patatja.

 

GËZIM YZEIRI

 

BANOR

 

“Kur ka prodhim shumë nuk ka as treg sepse ka me shumicë mall. por ne do punojmë sepse vetem këtë punë kemi.”

 

Robert Qeleshi, një tjetër banor i këtij fshati thotë se fermerët janë të detyruar të shtojnë sipërfaqe me të gjitha kulturat bujqësore për të siguruar sa më shumë fitim. Por nga ana tjetër shprehet se shtimi i sipërfaqeve ka sjellë mosshitje prodhimi.

 

ROBERT QELESHI

 

BANOR

 

“Ky është një faktor, shtimi i sipërfaqeve. por edhe ky shtim ëshët bërë sepse po nuk pate tonazh fitimet janë të vogla. një fermer mesatar nëse mbillte 5 dylym tani mbjell 10. por nëse sipërfaqet do të jenë të kontrolluara dhe do planifikohen nga bashkia kjo situatë edhe mund të ndryshojë”.

 

Kryetari i baskisë Maliq, Gëzim Topçiu thotë se fermerët duhet të zgjedhin kulturat bujqësore që kërkohen më shumë në treg.

 

GËZIM TOPÇIU

 

KRYETARI I BASHKISË, MALIQ

 

“ Të bëjnë mbjellje të zgjuara dhe nj shpërndatjë të kulturave buqësore sipas ofertës dhe fitimit. në fund kjo krijon problematika nëse nuk ndërlidhen të gjitha institucionet. ndaj edhe në disa raste në prodhime ka tepricë dhe kërkesa e tregut është më e vogël pasi ka një bum të këtyre prodhimeve ose edhe e kundërta.”

 

Vetëm mollë, qarku i Korçës prodhon deri në 120 mijë ton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *