Bota
Shtohen sërish rastet e reja në Gjermani

Numri i rasteve të reja në Gjermani vazhdon të jetë në rritje. Autoritetet gjermane raportuan se në orët e fundit janë konfirmuar edhe 933 persona pozitivë me koronavirus.
Kjo është një rritje e madhe krahasuar me një ditë më parë, kur u shënuan vetëm 375 raste të reja.
Qysh kur Gjermania nisi të lehtësonte masat, ka parë një shtim të rasteve, duke dhënë kështu shenjat e një vale të dytë të pandemisë. Numri i viktimave në Gjermani është 7.533.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




