E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Shtohen sërish rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Këtë të enjte Kosova ka regjistruar 83 raste të reja me koronavirus. Kjo është një shifër më e lartë se ajo e të mërkurës, kur u raportuan 77 të infektuar të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar pesë pacientë, duke e çuar numrin total në 973.

Autoritetet raportuan se që nga nisja e pandemisë janë testuar gjithsej 20.206 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.916 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë