Subscribe

Pas ndërhyrjes kirurgjikale në gji në muajin  janar, kjo zonjë 58-vjeçare, e cila vazhdon të kryejë kimioterapitë në spitalin onkologjik, rrëfen për “Vizion Plus” betejën me sëmundjen që shokoi atë dhe familjen e saj, ndërsa apelon për çdo grua që kontrollet të jenë pjesë e pandashme për të mbrojtur  shëndetin.

 

Të dhënat e INSTAT dhe si mjekët onkologë konfimojnë se ka rritje të diagnostikimeve të reja me kancer vitet e fundit. Kirurgu Onkolog Helidon Nina liston llojet më të përhapura të kësaj sëmundje.

 

Shqetësues mbetet fakti se ende jemi larg ndërgjegjësimit të kontrolleve rutinë, ndërkohë që qytetet më të prekura janë Tirana, Berati, Fieri e Gjirokastra.

 

Rreth 3600 ndërhyrje kryhen në një vit në këtë spital, ndërsa gjatë pandemisë onkologjiku ishte e vetmja strukturë që nuk reduktoi numrin operacioneve , në krahasim me spitalet e tjera në rang vendi që pak nga pak po i rikthehen normalitetit post covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *