Pas konfirmimit të 2 rastsve të djeshme “pozitivë” me Covid-19, raste të reja janë regjistruar këtë të enjte në Berat. Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur përgjigjet e 33 tamponëve të kryer dje, 21 prej tyre në bashki dhe 12 në familjarët e 56-vjeçarit dhe 44-vjeçares, dy punonjësve të Ujësjellësit të Beratit që rezultuan dje me koronavirus.

Dy personat që rezultuan sot “pozitivë” me Covid-19 janë: djali 10-vjeçares i punonjëses 44-vjeçare të Ujësjellësit të Beratit dhe një punonjëse bashkie që nuk ka lidhje aspak me asnjë nga dy punonjësit e Ujësjellësit që rezultuan dhe “pozitiv”. Çudia në këto testime dhe rezultate, habi e shprehur konfidencialisht për ne edhe nga mjekët epidemiologë në Berat është fakti se bashkëshorti i 44-vjeçares ka rezultuar “negativ” dhe bashkëshortja e 56-vjeçarit “negative”.

Kjo e fundit ishte Drejtoreshë e Shërbimeve në Bashkinë Berat dhe nuk ka rezultuar e prekur me Cironavirus, ndërkohë që ka rezultuar “pozitive” një tjetër punonjëse bashkie që nuk kishte aspak lidhje e kontakte me dy rastet e djeshme. Pas konfirmimit “pozitiv” të kësaj të fundit janë testuar sot 17 familjarë dhe persona kontakti me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *