Gjatë tre- mujorit të parë të vitit 2025 numërohen 120 raste të reja me kancer pranë spitalit rajonal të Fierit.
Mjekja onkologe Anisa Mone tregon disa nga faktorët që ndikojnë në përhapjen e sëmundjes, ndërsa thekson se një rritje e numrit të të prekurve me kancer vihet re edhe tek moshat e reja.
Të dhënat e tre mujorit tregojnë edhe një shtim të rasteve me kancer të gjirit.
Mjekët vërejnë se falë terapive një pjesë e mirë të prekurve të diagnostifikuar në fazé të hershme jo vetëm që janë përmirësuar, por edhe janë shëruar plotësisht.
Përballë kësaj situate mjekët apelojnë për kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që sëmundja të mos diagnostifikohet në stade të avancuara.