Subscribe

Hemofilia vazhdon të jetë prezente në vendin tonë me rastet e reja, ku në harkun kohor të 1 viti diagnostikohen mesatarisht 3 individë. Regjistri jonë kombëtar i të prekurve nga hemofilia numëron 245 pacientë. Mjekët hematologë, ndërsa tregojnë dinamikën e kësaj sëmundje, thonë se rastet diagnostikohen në moshë pediatrie.

 

Kurimi i të prekurve nga kjo sëmundje genetikisht e trashëguar, bëhet nëpërmjet profilaksisë, duke zëvëndësuar faktorin 8 dhe 9.

 

Por sa është probabiliteti që një individ i seksit mashkull të preket nga kjo sëmundje?

 

“Preken 1 në 10 mijë meshkuj për hemofilinë A, si dhe 1 në 50 mijë meshkuj për hemofilinë B. Kjo është statistika mesatare.”

 

Nga statistikat botërore aktualisht janë 400 mijë pacientë që jetojnë me këtë sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *