E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shtohen rastet e dhunës në familje, specialistët: Shkaqet kryesore, kushtet ekonomike dhe xhelozia

Në juglindje janë shtuar rastet e dhunës në familje. Rastet, sipas specialistëve të fushës, janë rritur për shkak të kushteve të vështira ekonomike, emigracionit dhe xhelozisë.

Një gjë e tillë pranohet edhe nga avokati Kristiano Koçibelli, i cili shton se ka pasur jo pak raste kur Gjykata e Korçës ka vazhduar hetimin pa praninë e palës së dhunuar në seancë gjyqësore.

Reklamë

Burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës bëjnë me dije se gjatë periudhës janar – maj janë regjistruar më shumë se 90 raste dhune në familje. Personat e dhunuar janë pajisur të gjithë me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë