Subscribe

Pas pikës kufitare të Kapshticës, blindohet edhe aksi rrugor Korçe-Kapshtice. Forcat e Ndërhyrjes se Shpejtë prej së hënës se javës që lamë pas gjenden në Kapshticë për te monitoruar kufirin e gjelbër përgjatë 24 orëve. Janë 70 efektive, te cilët patrullojnë ne fshatrat e brezit kufitar me fqinjin tonë jugor, Greqinë. Burime thane për Vizion Plus se ne Kapshtice, por dhe zonën kufitare ka forca te policisë kriminale dhe ato te shërbimit informativ, te cilët monitorojnë te gjethe fshatrat kufitar nga frika e përfshirjes se banoreve ne trafiqe me refugjate siriane. Një jave me pare ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha se situata nuk është shqetësuese. Tahiri siguroi se nuk ka asnjë shkak per riaktivizimin e trafikut te qenieve njerëzore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *