Subscribe

Parkut të Liqenit Artificial i shtohen edhe 79 pemë të reja. Erion Veliaj tha se falë punës në këto 8 vite janë rritur sipërfaqet e mbjella.

“E kemi dyfishuar parkun, kemi liruar të gjitha hapësirat e zëna. Është shumë e lehtë ta marrësh për të mirëqenë hijen që bën sot një pemë, por duhet të kujtosh se dikush i mbolli ato para 7-8 vitesh. Pemët që mbjellim sot, ndoshta nuk do të bëjnë hije për ne, por për brezin tjetër që do të vijë, për çuna e goca të rinj që do të transferohen në këtë qytet, për gjeneratën e ardhshme”,  tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se synimi është mbjellja e 100 mijë pemëve të reja deri në fund të sezonit.

“Unë ndihem i bekuar që në këtë qytet ka kaq shumë solidaritet dhe pavarësisht punës që bën, secili mendon të lërë një shenjë, të hedhë rrënjë në qytet. Ne duam që deri në fund të kësaj stine të kapim targetin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella. Kemi kohë deri në prill për këtë”,  u shpreh ai.

Veliaj ftoi qytetarët dhe bizneset t’i bashkohen kësaj nisme, pasi ky solidaritet sipas tij jep shpresë për qytetin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *