Subscribe

Liqenit të Farkës në Tiranë iu shtuan edhe 100 pemë të reja në nder të 100-vjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit azer, Heydar Aliyev. Në mbjelljen e pemëve mori pjesë edhe ambasadori i Azerbajxhanit ne vendin tone. Erion Veliaj tha se nisma duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera për të dhënë një kontribut konkret.

 

“Nuk janë vetëm 100 pemë, por janë 100 mesazhe. Për të gjithë ata që, nëse kanë mundësi, do preferonim edhe nga BE, edhe nga kolegë të tjerë, më pak fjalime, dhe më shumë kontribute, më shumë pemë, më shumë autobusë elektrike, më shumë rrugë pedonale, dhe më pak konferenca, seminare dhe trajnime, me të cilat jemi të ezauruar”, tha Veliaj. 

 

Kryebashkiaku vlerësoi edhe projektin TAP, që bashkon Shqipërinë me Azerbajxhanin, në një nga investimet më të rëndësishme energjetike.

 

“Kur mendoj që projekti i TAP-it ka bërë një pafundësi shkollash, çerdhesh, kopshtesh, parqesh, këndesh lodrash, ka bërë një pafundësi rehabilitimi të territoreve ku ka kaluar për t’u siguruar që zhvillimi  nuk e shkatërron natyrën. Zhvillimi e mbron natyrën”, deklaroi kreu i Bashkisë.

 

Në nder të miqësisë mes dy vendeve, Bashkia e Tiranës do të financojë edhe një shkollë në Nagorno Karabak./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *