Subscribe

Ndërtimi është sektori i cili vijon të performojë pozitivisht dhe ky fakt konfirmohet nga shifrat e institutit të statistikave, si për lejet e dhëna ashtu edhe për sipërfaqen. Tirana kryeson në çdo tregues, si qarku me kërkesën më të lartë për strehim dhe jo vetëm.

 

Nëse do t’i referohemi të dhënave, për vitin që lamë pas janë 1420 lejë ndërtimi për godina të reja, ose 1.7 % më shumë se viti paraardhës..

 

Në këto të dhëna, peshën më të madhe e mbajnë Durrësi dhe Tirana.

 

Shifrat konfirmojnë gjithashtu se gjatë 2022 pati një sipërfaqe rekord për leje ndërtimi, ku më shumë se 60% i përket qarkut Tiranë.

 

Në total në 2022 u miratuan 2.6 milion metra katror sipërfaqe për ndërtim, nga 2.3 që ishte në 2021.

 

 

Por nga kjo shifër, 1.8 milion metra katrorë ishin ndërtime në kryeqytet. Rekordi është arritur në 3-mujorin e parë të vitit të kaluar, ndërsa tremujorët pasues kanë qenë me ritme më të ulëta.

 

Vlera e përafërt e lejeve të miratuara është 113 miliardë lekë ose 15% më shumë se viti i mëparshëm.

 

Edhe pse çmimet në Tiranë po kapin vlera të larta çdo ditë e më shumë, sërish kërkesa e madhe për strehim ka bërë që vrulli i lejeve të mos bjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *