Subscribe

Abuzimi me drogat dhe konsumimi i alkolit po bëhen shkaktarët kryesorë që po cojnë moshat e reja në shërbimin e neurologjisë me goditje në tru. Mjekët tregojnë se tashmë ishemitë apo hemoragjitë vaskulare po godasin edhe moshat mbi 20 vjeç.

 

ENTELA BASHA

MJEKE NEUROLOGE, QSUT

 

“Në moshat e reja kemi infark të trurit si rezulatat i abuzimit nga drogat, janë pacientë që janë abuzues të heroinës dhe kemi pasur pacientë të moshës 20, 23 dhe 25 vjeç të shtruar në spital.”

 

Pjesën më të madhe të aksidenteve vaskulare cerebrale e zënë ishemitë me gati 85 % të rasteve si dhe hemorragjitë cerebrale të cilat zënë 15% deri në 20%. Neurologë shprehen se gjatë kësaj periudhë ka një rritje të lartë shtrimesh nga goditjet në tru.

 

ENTELA BASHA

MJEKE NEUROLOGE, QSUT

 

Periudha e fund vjeshtës dhe dimri rrit numrin e infarktet dhe hemoragjive të trurit, duke çuar në një numër të lartë shtrimesh. Numri i hospitalizimeve në një ditë normale shkon në 5-6 dhe në 10-12 në një ditë me ngarkesë.”

 

Shërbimi i neurologjisë në QSUT pret edhe pacientët e rretheve dhe kjo përkthehet në mbingarkesë.

 

“Pacientët që mund të plotësohet sa më shpejt një ekzanimim brenda 24 apo 48 orëve dhe nëse nuk kërkon një trajnim më të specializuar që ka nevojë për shtrim në QSUT na vijnë në ndihmë spitalet e rretheve”

 

Pas sëmundjeve kardiovaskulare, goditjet në tru janë shkaktari i dytë për numrin e lartë të vdekjeve në botë dhe paaftësinë fizike tek personat e prekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *