Dita e dytë e përgatitjeve të kombëtares shqiptarë para duelit të së premtes në Moldavi, ka qënë më e plotë.

 

Ndryshe nga e hëna ku Silvinjo kishte lënë pushim një pjesë të kuqezinjve të cilët vinin nga ngarkesat e fundjaves në ndeshjet me klubet e tyre, sot stafi teknik pati mundësi të ketë grupin e plotë në stërvitje.

 

Lajmi që gëzoi më shumë Silvinjon ishte fakti që Kristjan Asllani nuk ka problem te qënësishme dhe do të jetë gati për duelin e rëndësishëm në Moldavi.

 

Për stafin e kombëtares është shumë e rëndësishme që të ketë në dispozicion pa problem fizike të gjithë futbollistet, ndërsa në aspektin tekniko-taktik nuk pritet që tek kuqezinjte të ndryshojë dicka për duelin e së premtes.  Silvinjo do të vazhdojë ti besoje të njëjtës skemë dhe në pjesën dërrmuese edhe të njëjteve lojtarë për formacionin. Në mbrojtje në ndryshim nga takimet e tetorit kthehet Ardian Ismajli në krah të Gjimshitit, q më teper që Arlind Ajeti është i dëmtuar.

 

E vetmja dileme duhetë të jetë krahu I majtë I sulmit, Uzuni apo Seferi, ndërsa Cikalleshi dhe Jasir Asani janë të padiskutueshëm. Skuadra do të niset ditën e enjte drejt kryeqytetit Kishinjau, për të zhvilluar pasdite edhe stervitjen e fundit në stadiumin kombëtar “Zambru”. Ndeshja do të luhet të premten në të njëjtin stadium në orën 18:00. Shqiperise i intereson vetëm një barazim për tu kualifikuar para kohe per në Euro 2024, ndërsa Moldavia duhet vetëm të fitoje në mënyrë që ti luajë të gjitha shanset për kualifikim në duelin e fundit që ka në transferte me Çekinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *