Subscribe

Ndërsa i ndajnë dhe tri javë nga finalja e madhe, talentet e spektaklit “Gjeniu i vogël”, vijojnë të surprizojnë publikun dhe jurinë.

 

Nën ethet e garës kjo natë e trembëdhjetë solli emocione të forta për konkurrentët.

 

FEMIJET

 

1- “Në momentin para se të dilja në skenë kisha pak atë frikën se si do shkoj performanca, por në momentin që dal në skenë të gjitha emocionet më ikin.”

 

2- “Ndjehem shumë e gëzuar që po arrij deri në finale. Është një eksperiencë shumë e bukur për mua.”

 

3- “E ndjeva shumë performancën dhe e shijova por ky rrugëtim ka qenë i vështirë të them të drejtën por që do ja arrij.”

 

Katër anëtarët e jurisë dhe këtë të martë u vendosën përballë zgjedhjesh të vështira.

 

FEMIJET

 

1- “Nuk shkoi ashtu siç doja unë me komentet, pastaj pjesa e performancës mendoj se ishte mirë.”

 

2- “Më pëlqyen shumë komentet e jurisë, mund të them që ishin të drejta,”

 

3- “Komentet e jurisë ishin të gjitha të mira por mendoj se ishte një nga performacat më të mira që kam bërë.”

 

4- “Më pëlqyen shumë komentet e jurisë, dhe mendoj që kjo ishte performanca më e mirë e imja, por ata më thanë që vijoj të mbetem turkja e tyre e preferuar.”

 

 

15 fëmijë u ngjitën në skenën e Gjeniut, nga të cilët 13 vijuan rrugëtimin, ndërsa dy vajzat Sajana dhe Fjona kaluan në sfidë.

 

Përballje, e cila sipas votave të jurisë eliminoi Fjonën.

 

Për të mos humbur emocionet që dhurojnë fëmijët Gjeniu ju lë sërish takim të martën e ardhshme në orën 21.00, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *