Subscribe

Rënia e fitimit nga paratë, të cilat kursehen në banka, ka rritur ndjeshëm vitet e fundit për të investuar paratë në alternativa të reja. Kursimi në ar është një nga mënyrat e reja, e cila po lulëzon sidomos gjatë dy muajve të parë të këtij viti. Kjo për dy arsye: çmimi i floririt në bursa është rritur me 15%, interesi që qytetarët marrin nga depozitat në euro ose lek po arrin nivele negative. Por edhe pse është gjetur një mënyrë e re për të fituar sadopak nga kursimi, një udhëzim i nxjerrë nga Drejtoria e Tatimeve ka bërë që qytetarëve t’u ngarkohet TVSH mbi këto lloj depozitash. Që prej nisjes së krizës botërore, çmimi i arit ka njohur një rritje të menjëhershme. Disa muaj më parë, ai filloi të normalizohej, por me sa duket pasiguria që ekziston në monedha të ndryshme do ta mbajë atë të lartë edhe për disa kohë. Sot çmimi i arit është 39 mijë dollarë për kilogramë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *