Subscribe

Në mbledhjen e radhës, qeveria pritet të miratojë heqjen e kriterit të mesatares 8.5 si kusht për përfitimin financiar në vlerën e një rroge minimale, për të rinjtë që zgjedhin njërën nga degët e studimit të shpallura me prioritet kombëtar.

 

Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, shprehet se drita jeshile do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv.

 

FATBARDH SALLAKU

REKTOR, UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

“Bëhet fjalë për një mbështetje financiare që është e konsiderueshme në gjykimin tonë dhe është e barabartë me një pagë minimale në Shqipëri rreth 400 mijë lekë të vjetra. Krahas këtij kriteri, UBT është i rankuar në rreth 350 universitetet më të mira në rajon sa i përket cilësisë së shërbimit që ofron ndaj studentëve, është ndër universitetet më të vjetra dhe të konsoliduar në vend me diploma që njihen në çdo cep të botës.”

 

Por cilat janë degët më të rrezikuara dhe a do të pasohet heqja e kriterit të mesatares me rënie të cilësisë?

 

 “Dega e agronomisë, zootekni, peshkim, mbrojtje bimësh, hortikulturë, inxhinieri pyjesh janë profesione për të cilat ne kemi nevojë për mbështetje dhe kemi nevojë ti promovojmë dhe të kemi studentë këtë vit akademik. Në bachelor të gjithë studentët janë me mesatare mbi 6.5, nuk ndryshon kriteri hyrës por ai i përfitimit financiar, është e rëndësishme të evidentojmë faktin se është masteri ai program i cili bën dhe diferencën.”

 

Numri i programeve të studimit të shpallura me prioritet kombëtar ka pësuar rritje nga 35 në 40, ndërsa universitetet publike ngrenë alarmin mbi zhdukjen e disa profesioneve shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *